E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi pas fitores

Anaidi është fituesi i këtij edicioni të 'Big Brother Albania'. Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të shtunë pas ekranit.

"Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia", transmeton TCH te kete thene pas fitores Anaidi.

Anaidi fitoi pervec cmimit te madh prej 10 milione lekesh te reja, edhe nje makine Peugeot, si dhe vleren prej 450 mije lekesh te reja per ruajtjen e sekretit te tij dhe gjetjen e tre sekreteve te banoreve te tjere.

Në fillim të kësaj mbrëmjeje finalistët panë në një ekran gjigant të gjithë banorët që kanë fituar 'Big Brother-in' ndër vite, si dhe rrugëtimin e tyre në 'Big Brother 6'. Secili nga finalistët dha vlerësimin e tij për qëndrimin brenda shtëpisë së 'Big Brother', ndërsa më pas u shfaq për secilin prej tyre nga një videoklip me momentet më të rëndësishme të qëndrimit në shtëpi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›