Anaidi lë Joanën: Jam ''single''

Pak orë pasi rrëmbeu trofeun e madh në Reality Show, fituesi i BB6, Anaidi deklaroi sot se nuk do të investojë në lidhje me Joanën tani që doli jashtë shtëpisë.
"E kuptova në takimin me prindërit dhe Joanën që diçka nuk shkonte në marrëdhënien time me të. Joana e ka shumë të qartë këtë pjesë. Këto janë lëvizje të pamenduara që tregojnë që në një mënyrë në një tjetër nuk përputhemi. Në jetë, në komunitet, jashtë shtëpisë së Big Brother ke më shumë mundësi zgjedhje. Joana ka qenë zgjedhja ime aty brenda, ku janë aq pak zgjedhje. Pjesa jam ‘single’ apo jo, besoj është e kuptueshme, jam single", ka thene Anaidi per TCH.
"Unë kam një mikeshë jete dhe nuk ka qenë një lidhje e tipit seksual. Nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurie, por për një vajzë. Kësaj vajze i kam kërkuar për të deklaruar marrëdhënien tonë para hyrjes në BB dhe më tha hyr dil e pastaj flasim. Është njeri i rëndësishëm për mua," ka perfunduar ai. /Indeksonline/