E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida dëgjohet në Kuvendin e Kosovës

Pas triumfit në “The Voice of Italy”, këngëtarja shkodrane Elhaida Dani u kthye në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare.

Vëmendje iu kushtua edhe në Kuvendin e Kosovës, ku gjatë seances parlamentare, interpretimi i saj u dëgjua nga deputetja Alma Lama.

Pas raportimit në media se Lama po dëgjonte Elhaidën, vetë Lama ka pranuar se po dëgjonte muzikë, por jo sakësisht këngën e raportuar.
“Po më vjen keq që KTV nuk e paska raportuar korrekt lajmin në “Oops” se çfarë po dëgjoja në kuvend. Xhemajl Rexha të kam thënë që nuk është lehtë me qenë gazetar i mirë. Po dëgjoja ”Margherita”. Ja dhe një herë po ju përshendes me këtë këngë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale, duke publikuar këngën e Elhaidës me Riccardo Cocciante. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›