E Diel, 1 Nëntor 2026

Polumbaret italiane rifillojne operacionet e kerkimit

Polumbaret italiane rifilluan kerkimet sot per te pakten 21 persona qe figurojne te zhdukur ne rrenojat e anijes turistike ne brigjet veriperendimore te Italise.

Zyrtaret thane se polumbaret filluan kerkimet perseri pasi operacioni u nderpre dje mes shqetesimeve se Costa Concordia mund te rreshqiste nga vendqendrimi me ne thellesi.

Te afermit e shqetesuar po mbajne ende shpresa te vakta se punonjesit e shpetimit do te gjejne te mbijetuar te tjere ne anije.

Zyrtaret thane se te pakten 11 persona gjeten vdekjen ne kete aksident. Sot autoritetet italiane identifikuan dy trupa te gjetura qe ishin te kombesise franceze.

Polumbaret thane se kushtet kane qene te veshtira dhe te rrezikshme brenda anijes pjeserisht te fundosur 114 toneshe dhe zyrtaret italiane thane se kerkime te tjera mund te jene me te efektshme ne kushte me te mira atmosferike. Moti ka shkaktuar shqetesime gjithashtu per nje katastrofe te mundshme ambjentaliste perfshi rrjedhjen e karburantit te anijes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›