Analistet: KS, mbledhje per te shtyre kohen
Analistet ne Prishtine, e konsiderojne mbledhjen me te fundit te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Kosoven, si nje kohe te harxhuar pa dobi. Analisti Afrim Hoti, thote se nuk pret asgje konkrete, pasi, sipas tij, "eshte vetem nje takim tjeter ne vazhdimesine e mbledhjeve qe ka mbajtur deri tani Keshilli i Sigurimit". Ai vlereson se kompetencat e OKB-se pas perfundimit te periudhes tranzitore 120-ditesh ne Kosove do te reduktohen, por, sipas tij, Kombet e Bashkuara nuk do te terhiqen nga Kosova. "Une besoj se pas 15 qershorit, UNMIK do te reduktohet vetem ne nje zyre pa ndonje kompetence te caktuar, por prezent formalisht", vleresoi analisti Hoti. Ai evidenton edhe se eshte e pamundur qe ne Kosove te funksionojne dy misione nderkombetare, UNMIK-u dhe EULEX-i.