E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per Kosoven, asgje e re ne OKB

Keshilli i Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara u mblodh dje ne Nju-Jork, per te diskutuar situaten ne Kosove gjate tre muajve te fundit. Kjo periudhe perfshin situaten para dhe pas shpalljes se pavaresise. Ne mbledhje ka raportuar kryetari i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ndersa anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit ne seance te mbyllur u eshte drejtuar edhe Kryeministri Hashim Thaci. Sipas te dhenave nga Nju-Jorku, kryetari i OKBV-se, Ban Ki Mun, ka deklaruar se UNMIK-u do te vazhdoje te qendroje ne Kosove, duke mos dhene asnje afat. Kreu i OKB kujtoi faktin se Rezoluta 1244 e miratuar prej organizates, eshte ende ne fuqi.

KREU I UNMIK

Gjate mbledhjes, Ryker ka folur gjate mbi situaten ne Kosove duke e vleresuar ate pozitivisht. Ndersa ka ngritur edhe ceshtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe, te cilat Serbia planifikon t'i mbaje edhe ne Kosove, me 11 maj. Por shefi i Misionit te OKB-se ne Kosove ka folur dhe per ate qe cilesohet rinovimi i detyres se UNMIK-ut ne Kosove, pas shpalljes se pavaresise dhe perfundimit te periudhes tranzitore 120-ditesh. Gjate kesaj periudhe, eshte parashikuar qe UNMIK-u duhet t'i kaloje pergjegjesite tek institucionet e Kosoves dhe misioni i Bashkimit Evropian.

KRYEMINISTRI

Thaci ka prezantuar ne Nju-Jork per te paren here ne historine politike te Kosoves si shtet i pavarur, zhvillimet aktuale politike. Ai eshte ndalur ne arritjet e institucioneve demokratike te Kosoves dhe perkushtimin e vendosur te qeverise per respektimin afirmativ te minoriteteve, si dhe perspektiven perendimore te shtetit te ri. Sakaq, Thaci ka folur dhe per domosdoshmerine e tejkalimit te gjendjes jo te mire ne Mitrovice, "ne menyre qe perfundimisht Kosova te funksionoje si shtet i pavarur ne tere territorin e saj". Kryeministri ka qartesuar se nuk do te lejohet zhvillimi i zgjedhjeve serbe ne Kosove. "Eshte nje kerkese e paligjshme. Kosova i ka institucionet e veta, serbet jane te perfaqesuar ne Parlament dhe ne qeveri, kemi institucione shumetnike dhe Kosova funksionon si shtet sovran", ka deklaruar Thaci.

SERBET

Keshilli i Sigurimit i OKB-se deshtoi vitin e kaluar te arrinte marreveshje per miratimin e nje rezolute, qe i hapte rrugen pavaresise se Kosoves, per shkak te kercenimeve te Rusise per perdorim te vetos. Nderkohe edhe pas shpalljes se pavaresise, ne fuqi mbetet rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit, ne baze te se ciles Kosova ishte vendosur nen administrimin e OKB-se pas perfundimit te luftes me 1999. Nga ana tjeter, serbet po kerkojne nga OKB te mos terheqin misionin e tyre, sidomos ne veri te Kosoves, ku komuniteti serb po bojkoton Misionin e BE. Kjo, per shkak te mbeshtetjes qe shumica e vendeve te BE-se i kane dhene pavaresise se Kosoves. Ne kete pike, analistet vleresojne se qeveria e Kosoves dhe misioni i Bashkimit Evropian duhet te bejne me shume pune bindese me serbet. E gjitha kjo, qe t'i bindin ata se BE-ja eshte e paanshme dhe se jeta e tyre ne Kosoven e pavarur do te jete e njejta me ate qe ka qene nen administraten e Kombeve te Bashkuara.

Serbia, teza te vjetra

Ne seancen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, ka folur dhe Presidenti Boris Tadic. Ai ka perseritur tezat e vjetra se "askush nuk ka te drejte ta pengoje Serbine per te mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe as t'ia rrezikoje integrimin ne Bashkimin Evropian". Tadic ka shtuar se Serbia do te angazhohet permes Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe institucioneve tjera nderkombetare qe te mbroje interesat e saj, sa i perket Kosoves dhe ruajtjes se teresise territoriale te saj dhe sovranitetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›