Analistet: Plani i OKB ndan Kosoven ne vija etnike

Gjate diskutimeve eshte theksuar se plani prej 6 pikash i OKB-se po e con Kosoven drejt nje krize politike, percvecse asaj ekonomike tashme prezente ne vend.
Analistet kane vleresuar se ky plan zgjidh ceshtjen e integrimit te Serbise ne BE, por mban te ngrira problemet ne Kosove dhe pervijon ndarjen e saj ne vija etnike.
Gjithashtu nuk kane munguar edhe kritikat ndaj qeverise kosovare. “4 pikat e Prishtines jane manifestimi i parimeve, por nuk jane nje plan operativ per t’iu vene 6 pikave”, ka deklaruar publicisti Veton Surroi.
E pranishme ne tryeze ishte edhe deputetja Edita Tahiri, e cila kritikoi qeverine per tolerance ndaj strukturave paralele serbe.
“Strukturat paralele serbe jane toleruar nga bashkesia nderkombetare por dhe qeverite vendore dhe kjo ka krijuar de fakto ndarjen e Kosoves”, eshte shprehur Tahiri.