E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown: Britania, mbeshtetje Kosoves

Kreret e Kosoves, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci ndodhen ne Londer me ftese te kryeministrit britanik Gordon Brown.

Ne takimin e zhvilluar me kete te fundit eshte diskutuar edhe kriza me vendosjen e misionit te EULEX, ku Brown kerkoi angazhimin e shqiptareve ne bisedime me zyrtaret e Bashkimit Europian per gjetjen e nje zgjidhjeje.

“Gjate takimit kryeministri Brown shprehu vendosmerine e Britanise per te ndihmuar Kosoven, si dhe kerkoi qe kosovaret te perfshihen ne bisedime me BE per te zgjidhur problemin e EULEX”, ka deklaruar nje zedhenes i “Downing Street”.

Kreret kosovare paten gjithashtu takime ne Parlamentin britanik. Presidenti Sejdiu perfitoi nga rasti per te falenderuar mbretereshen Elisabeth II, si dhe kryeministrat Tony Blair dhe Gordon Brown per ndihmen “e pakursyer” ndaj Kosoves.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›