E Diel, 1 Nëntor 2026

Analistët: Udhëheqësit, as nuk flasin, as nuk punojnë

As Presidenca, as Qeveria e Kosovës nuk kanë reaguar në ditën kundër Korrupsionit. Shteti i cili radhitet lartë për shkak të shkallës së korrupsionit dhe në çdo vit merr vërejtje nga Raporti i Progresit për këtë pikë, ka heshtur në shënimin e kësja dite. Përveç deklaratave të udhëheqësve për ‘tolerancë zero’ ndaj korrupsionit, analistët mendojnë se mungon vullneti politik për të pasur rezultate serioze në këtë drejtim.

Analistët thonë se ata as nuk po flasin as nuk po punojnë.
“Ata duhet të veprojnë dhe jo të flasin” ka thënë Ardian Arifaj.
Institucionet ndërkaq, kanë themeluar agjensione kundër korrupsionit.
Sipas tij, përpjekjet përmes themelimit të Agjensionit kanë qenë krejt jo efektive. “Ka një zhgënjim të madh prej tyre, ato agjensione nuk kanë treguar ndonjë rezultat” ka thënë Ardifaj për Indeksonline.

Theksin më të madh e vë tek Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit të cilin e ka themeluar presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. “Për fat të keq, ai këshill është mbledhur vetëm dy herë, nuk dimë për ndonjë rezultat të këtij këshilli”
Ndërkaq, Merita Mustafa prej KDI-së, ka thënë se raportet e Transparency International të cilat flasin për korrupsionin në Kosovë përfshijnë edhe pjesën e presidencës dhe nuk i dedikohen vetëm qeverisë.

Kosova është një vend me shumë institucione për luftimin e korrupsionit, ku përpos EULEX-it dhe prokurrisë së shtetit, është themeluar Task-Forcën Kundër Korrupsion, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsion, Agjencioni Kundër Korrupsion dhe të tjera që mund të lidhen indirekt.

Pavarësisht kësaj, konfiskimi i pasurisë së bërë paligjshëm, që llogaritet një prej efekteve të para është ‘zero’. Ende nuk është konfiskuar ndonjë mall që t’i kthehet arkës së shteti./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›