E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet e Trojkes dokument rezerve

Përpos lajmit pozitiv se Ministrat e Financave të Eurozonës i dhanë edhe një shans tjetër Greqisë për të mos falimentuar, të tjera burime citojnë se vendi helen është i destinuar të falimentojë. Pas maskës së optimizmit që shumë drejtues institucionesh vendosën në orët e para të lajmit, fshihen sytë e dëshpëruar dhe fytyrat e shqetësuara. E përditshmja britanike “Financial Times”, shkruan se posedon një dokument konfidencial që mban datën 15 shkurt dhe që është shkruar nga disa analistë të BE, BQE dhe FMN. Nga leximi i këtij dokumenti duket se trojka nuk është e qetë, pavarësisht se paketa e dytë e ndihmës për Athinën kaloi rezistencën e Gjermanisë dhe vendeve të tjera që fillimisht kundërshuan. Në dokumentin e ekspertëve të trojkës të cituar nga “FT” thuhet se ka rreziqe të mëdha. Mundësitë për Greqinë për tu kthyer  në treg pas reformave janë të pasigurta. Borxhi publik helen është i destinuar të mos frenojë rritjen brenda vitit 2015. Perspektiva është se qeveria greke do të jetë e detyruar të kërkojë një tjetër  hua në skenarin me të mirë sipas analistëve të trojkës me më shumë se 170 miliardë euro në dy vitet e ardhshme. Konkluzioni është se për Greqinë ditët e ardhshme nuk do të jenë aspak të thjeshta, gjithashtu edhe për Eyuropën. Konkretish në dokumentin që tashmë zotërohet nga redaksia e FT thuhet se programi i ri i Greqisë ka nevojë për më shumë analiza. Ka një tension të lartë mes objektivave të programit për reduktimin e borxhit  dhe shtimin e konkurrencës. Në këtë kontekst, një skenar me një shqetësim të madh  lidhet me një recession të thellë, gjë që do ta cojë borxhin grek deri në 160% të PBB në 2020. Më tej thuhet se autoritetet greke nuk do të jenë në gjendje të realizojnë reformat strukturore dhe politike në ritmet e parashikuara. Fleksibiliteti i madh në pagat mund të sjell në praktikë një rezistencë të fortë nga ana e aktorëve ekonomikë, liberalizimi i prodhimeve dhe shërbimeve  mund të përmbyset, reforma e tregjeve  mund të mbetet e parealizuar nga  vonesat burokratike. Sipas analizës së ekspertëve të trojkës, në skenarin më të keq, borxhi mund të rritet deri në 178% deri në 2015. Ndersa në vitin 2020 mund të jetë i nevojshem një tjetër financim për Greqinë me 245 miliardë euro. Dhe me një borxh të ekzagjeruar në dhjetvjecarin e ardhshëm, tronditje të tjera mund të gjenerojnë dinamika të paqëdrueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›