Varri i braktisur romani me i fundit i shkrimtarit Arber Ahmetaj

Shkrimtari, Arbër Ahmetaj ka promovuar romanin e tij më të fundit “Varri i braktisur”. Kjo është një vepër, e cila shpreh një mesazh mjaft interesant nga ana e autorit reduktimin e njeriut nga mungesa e lirisë. Vetë autori thotë se veprat e tij i drejtohen një lexuesi selektiv dhe pikërisht edhe libri “Varri i braktisur” edhe pse është roman kërkon impenjim në lexim. Shkrimtari, Arbër Ahmetaj ka lëvruar disa gjini letrare krahas romanit.