Sequi për bizneset: Të mos ndikohen nga politika

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi ka ftuar të gjitha bizneset shqiptare të përfitojnë nga granti i fondit të BE-së, por me kusht që të përmbushin kriteret e konkurencës së ndershme dhe të mos ndikohen nga politika. Thirrja e Sequi ka ardhur nga qyteti bregdetar i Vlorës, ku ka marrë pjesë në një takim me biznesin lokal në zyrën e Bashkimit Evropian.
“Ne investojme cdo vit 85 mln euro per Shqiperine dhe kemi interes e deshire te vazhdojme te investojme, madje unë kam firmosur edhe ne Tirane per by pasin e Vlores. 2.5 mln euro ne investojmë për biznesin e mesëm, pasi përben 90% të bizneseve. Procedurat e BE-se per bizneset jane transparente, jeni te barabarte me të gjithë evropianët pë të fituar fonde nga granti evropian, nëse konkurohet brenda rregullave, por që nuk duhet të ndikoheni nga politikat. Këto janë rregullat e Bashkimit Evropian. Per këtë, politika, biznesi dhe qytyetarët duhet të mendojnë si qytetarë evropianë”-ka thënë Sequi.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëbisedimi me pushtetin lokal vendas, me qëllim që të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Europian.