Analistet nuk befasohen nga kembimi i posteve mes Medvedevit dhe Putinit

Presidenti rus Dmitri Medvedev do te shkembeje postet vitin e ardhshem me kryeministrin Vladimir Putin. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Andre de Nesnera u hedh nje veshtrim pasojave qe do te kishte kjo levizje.
Ekspertet e ceshtjeve ruse thone se njoftimi se Vladimir Putin do te kandidoje per president ne zgjedhjet e vitit te ardhshem ndersa Dmitri Medvedev do te behet kryeminister i nje qeverie te re nuk befasoi askend. Robert Legvold eshte ekspert per Rusine ne Universitetin Columbia.
Njerezit prisnin te merrnin vesh se cfare rrjedhe do te merrnin ngjarjet duke e ditur qe do te behej fjale per ata te dy per nje fare kohe dhe shume vete e kane menduar qe Putini do te donte te kthehej. Para dy vjetesh kur u zgjat mandati presidencial nga kater ne gjashte vjet ideja ishte qe ky veprim u ndermor ne menyre qe Putini te kthehej edhe me shpejt se sa te priste per zgjedhje te rregullta kushtetuese. Keshtu qe ideja ka kohe qe qarkullon.
Shume analiste thone se kembimi i posteve mes zotit Medvedev dhe zotit Putin i kthen zgjedhjet presidenciale te marsit ne nje farse. Por Mathew Rojansky nje ekspert i ceshtjeve ruse ne Fondacionin Carnegie per Paqe e shikon nga nje kendveshtrim tjeter.
Nuk mendoj se jane as me shume as me pak farse se sa cdo te kishin qene. Nuk duhet te harrojme se problemi nuk eshte nese do te kandidoje apo jo Putini apo Medvedevi. Problemi eshte se nuk ka qasje te plote ne burimet politike te pjesemarrjes per te gjitha forcat politike te shoqerise.
Analistet thone se me kalimin e viteve udheheqja ruse e ka konsoliduar pushtetin duke kontrolluar pjesen me te madhe te medias dhe duke e bllokuar opoziten politike. Per kete arsye ekspertet thone se zoti Putin pritet te fitoje dhe me shume gjasa te rizgjidhet pas gjashte vjetesh gje qe do ti jepte mundesi te qendronte ne pushtet deri ne vitin 2024.
Pushteti qe ai ushtron me ose pa postin zyrtar eshte i pashembullt qe nga koha e Stalinit. Vladimir Putin ka krijuar nje kult individi dhe pushteti politik qe ai e ushtron permes personalitetit te tij ne nje nivel qe nuk ka rivale.
Shume analiste thone se zoti Putin gezon shume popullaritet ne gjithe Rusine. Por Robert Legvold thote se qeveria ruse nuk gezon te njejten mbeshtetje.
Mund te jete nje nga arsyet se pse ai po e merr prape presidencen sepse mendoj qe ai shpreson qe mund ta ktheje popullaritetin e tij personal ne mbeshtetje per regjimin per qeverine dhe per politikat qe po ndjek. Sepse ka ndryshim mes asaj qe tregojne anketat per qendrimin e publikut ndaj tij personalisht dhe ndaj mjedisit apo gjendjes politike ne Rusi.
Ne fund te fundit shume eksperte perfshire Matthew Rojanskin besojne se Putini dhe Medvedevi punojne si ekip se bashku.
Ne sinkron eshte fjala e sakte per sistemin e tyre. Besoj se Putini diku nga viti 2007 kur ishte president mendoi se i duhej nje paterice pasi nuk mund te bente cdo gje vete. Kishte nevoje per nje ndihmes besnik per arsye marredheniesh publike dhe menaxhimi. Mendoj se Medvedevi u be njeriu qe luajti kete rol dhe ata punojne se bashku. Nuk eshte nje ekip te barabartesh por gjithsesi eshte ekip. Keshtu fakti qe Medvedevi ishte president kater vitet e fundit ka me pak rendesi sesa fakti qe ai ishte anetari me me pak peshe ne kete bashkepunim dhe ai do te mbetet ne kete rol.
Analistet thone se ekipi Medvedev/Putin perballet me disa detyra te veshtira si institucionet e vendit hapjen e sistemit politik dhe luften kunder korrupsionit. Por shume eksperte shtrojne pyetjen nese ata do te merren me keto ceshtje gje qe nuk e kane bere deri tani.