Analistet parashikojne fitore per republikanet ne zgjedhjet e 2 nentorit

Ekspertet politike thone se te gjitha shenjat tregojne se Partia Republikane do te shenoje fitore te konsiderueshme ne zgjedhjet e Kongresit me 2 nentor. Sondazhet me te fundit te opinionit publik fushatat e fondeve dhe analistet parashikojne qe republikanet te marrin perseri ne dore Kongesin qe humben ne zgjedhjet e dhjetorit 2006. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Mallon na sjell hollesi per ditet e fundit te fushates se ketij viti.
Anketat tregojne se republikanet po i drejtohen zgjedhjeve te se martes ne pozita te forta. Por kjo nuk e ka penguar Presidentin Barak Obama tu beje thirrje zgjedhesve edhe ne momentin e fundit per te mbeshtetur kandidatet demokrate. Zoti Obama u paraqit ne programin televiziv The Daily Show me Xhon Stjuart nje program komik televiziv qe ndiqet shume nga te rinjte. Ai mbrojti arritjet e administrates se tij gjate dy vjeteve te pare ne Shtepine e Bardhe.
Parashikimi eshte se ne nuk fitojme 100 perqind ate qe duam por 90 perqind. Le te perqendrohemi ne 10 perqindeshin qe na mungon.
Por udheheqesit republikane thone se energjia dhe avantazhi politik jane ne anen e tyre kete vit ashtu sic ishte me demokratet ne 2006 dhe 2008. Majkell Still Kryetar i Komitetit Kombetar Republikan parashikon.
Per mendimin tim do te shikojme nje vale te pashmebullt me pare diten e zgjedhjeve qe do te jete e papritur per shume njerez.
Demokratet kembengulin se po ngushtojne ate qe e quajne disnivel entuziazmit me republikanet duke u bere thirrje zgjedhesve te rinj te dalin per te votuar.
Shume eksperte politike parashikojne se republikanet do te fitojne kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve por nuk do te arrijne te fitojne shumicen ne Senat. Atyre u duhet te fitojne 39 vende per te patur shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe 10 vende per te fituar shumicen ne Senat.
Sipas nje ankete te koheve te fundit te gazetes The New York Times dhe kanalit televiziv CBS News mbeshtetja per Presidentin Obama dhe per demokratet ka rene mes disa prej grupeve me te rendesishme te votuesve qe i ndihmuan ata te fitonin zgjedhjet ne 2008-en perfshire grate votuesit e pavarur dhe amerikanet me pak te pasur.
Opinioni i publikut se ekonomia kombetare eshte e dobet perben problemin kryesor te demokrateve kete vit. Tomas Man studjues ne Institutin Brookings me baze ne Uashington ishte nje nga te ftuarit e koheve te fundit ne programin e Zerit te Amerikes Press Conference USA.
A po shkojne gjerat me mire apo jo Per momentin ata mendojne se gjerat nuk po shkojne mire me siguri jo aq shpejt sa te lehtesojne gjendjen ekonomike. Prandaj dhe mbeshtetja per presidentin ka rene dhe demokratet kane probleme serioze.
Duke u ndodhur perballe nje klime politike te veshtire kombetare demokratet po perpiqen ta perqendrojne vemendjen e votuesve tek kandidate te vecante republikane per te cilet thone se qendrojne ne ekstreme vecanerisht disa qe mbeshteten nga levizja konservatore dhe liberale Tea Party. Nejthen Gonzalez ndjek garat per ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe ne Senat per fletoren The Rothenberg Political Report nje botim i pavarur politik.
Beteja perfundimtare e ketyre zgjedhjeve per mendimin tim eshte nese do te kemi nje referendum apo zgjedhje. Demokratet po perpiqen ti lokalizojne zgjedhjet ne gjithe vendin.
Me shume se 30 shtete ofrojne mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme dhe miliona amerikane kane votuar. Fushata e ketij viti ka qene nje nga me te kushtueshmet qe mbahen mend. Grupet e pavarura monitoruese llogarisin se rreth kater miliarde dollare do te jene shpenzuar nga kandidatet partite dhe grupet e mbledhjes se fondeve deri ne perfundim te zgjedhjeve.