E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Perfundon greva e punonjesve te sektorit te naftes

Punonjesit e sektorit te naftes ne France votuan sot qe te nderpresin greven e tyre njemujore duke i dhene fund mungesave paralizuese te karburantit dhe duke shenuar fundin e protestave disa javore kunder vendimit te qeverise per te rritur moshen minimale te pensionit.

Te 12 rafinerite franceze kane rifilluar punen.

Grevat e drejtuara nga sindikatat qe perfshine portet dhe rafinerite e naftes per te protestuar per kushtet e punes dhe ligjeve per reformen e sistemit te pensionit ishin te fundit qe u nderprene.

Presidenti Nikola Sarkozi tha sot se ai i kuptonte shqetesimet e punetoreve por ai tha se ndryshimet jane jetike per te shpetuar sistemin e pensioneve.

Per jave te tera zoti Sarkozi nuk pranoi ti nenshtrohej presionit te protestave mungesave ne pikat e karburantit dhe bllokimit te vazhdueshem te transportit. Ai pritet qe te nenshkruaje ligjin e ri qe e con moshen minimale te pensionit nga 60 ne 62.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›