Analistet serbe Jo pavaresise se Veriut

Deklaratën e Ivanoviçit se serbët në veri të Kosovës mund ta shpallin pavarësinë, analistët e Beogradit e shohin si një manovër taktike, lajmëroi ditën e dielë “Telegrafi”.
Sipas tyre, kjo ide nuk mund të realizohet, sikur që nuk mund të realizohet edhe ideja që serbëve të Kosovës t’u ndahet nënshtetësia ruse.
Edhe pse nuk donte të tregonte se si do të dukej ajo pavarësi, Ivanoviç ka përsëritur se “kjo ide nuk është larg realitetit”.
“Në Kosovë ka shumë serbë që janë duke menduar në këtë drejtim. Unë tani nuk do të hyj në detaje, sidomos kur mendoj se ideja është e keqe. Me Po shikohet mundësia për t’i dhënë me koncesion të gjitha rrugët kombëtare, pasi mirëmbajtja dhe operimi i tyre ka një kosto të madhe
Sokol Olldashi
Ministër i Punëve Pubike, Transportit dhe Telekomukacionit rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare ta ndalë presionin mbi serbët e Kosovës, se në të kundërtën shpallja e pavarësisë së Kosovës veriore është çështje ditësh”, ka thënë i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanoviç.
Analisti i mirënjohur serb, Dejan Vuk Stankoviç thotë se kjo ide është e pazakontë, sepse fillimisht nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin ata.
“Nga Serbia apo Kosova? Meqë serbët e Kosovës këmbëngulin se janë pjesë e Serbisë, atëherë kjo do të thotë shpallja e pavarësisë nga vetvetja. Në anën tjetër, nëse pavarësia shpallet nga Kosova, atëherë dalin se ata po e njohin Kosovën si shtet. Unë nuk besoj se dikush në Beograd është duke menduar në atë drejtim”, ka thënë Stankoviç, duke shtuar se ky veprim nuk është i matur.
Bashkëpunëtori i Institutit të Shkencave Sociale, Nenad Cveticanin, e cilëson si taktike e jo kërcënuese deklaratën e Ivanovicit.
“Deklaratën e dha në mënyrë të kujdesshme, duke mos insistuar në pavarësinë e veriut të Kosovës, por duke e vënë në dukje këtë mundësi. Ajo duhet të rrisë hapësirën manovruese të serbëve, që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se serbët e Kosovës nuk përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së lëvizjeve radikale”, ka thënë ai.
Disa ditë më parë, në një deklaratë shumë të debatueshme për mediat, Lutfi Haziri, një deputet i LDK-së, hodhi propozimin që territoret serbe në veri të Kosovës t’i bashkangjiten Serbisë, me kusht që të rikthehen krahinat shqiptare të Preshës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të përbënte një rikthim në kufijtë e ndarjes territoriale të vitit 1956.
Facebook Sondazh
Do te mbeshtesnit idene e Hazirit per te kembyer territorin e banuar nga serbet ne veri me krahinat shqiptare Presheve, Medvegje e Bujanovc?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_494'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(494); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Fund pavarësisë së mbikëqyrur”
Komisioni për Ndryshimin e Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e presidentit, që nga e hëna hyn në fazën përfundimtare të punës së tij. Prokuroria: Qindra zyrtarë nën hetim
Qindra zyrtarë të Kosovës janë nën hetim pasi dyshohen për përfshirje në afera korruptive. Franca: Bisedimet, zgjidhja e vetme
Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou, tha se bisedimet Kosovë-Serbi u japin mundësi të dyja vendeve që të afrohen me strukturat e Bashkimit Evropian. Busek: Liri lëvizjeje për Kosovën
Diplomati europian nga Austria, Erhard Busek kërkon nga Bashkimi Europian, që të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Kosovë, ndryshimet kushtetuese drejt fundit
Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit.
Lajmet kryesore
Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Banda e policëve të rremë