E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër çmim për “Amnistinë”

Pasi ka marrë një çmim në Berlinale, tre të tjera në Leçe, si dhe ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagën (Danimarkë), “Amnistia” është përzgjedhur për të përfaqësuar kinemanë shqiptare në “OSCAR”.

“Amnistia” e merr nisjen nga një ngjarje reale, ku tregon historinë e një burri dhe një gruaje të cilët takohen një ditë gjatë rrjedhës së jetës së tyre të mërzitshme. Ata dashurohen ndërsa dy bashkëshortët e tyre të dënuar në burg presin të marrin amnistinë.

Protagonistë janë aktorët Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Omer Hamitaj, Orest Arapaj etj.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-19 17:58
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›