Analisti Sulo: Po ndodh “blerje” e opozitës me poste nga pushteti, kryesia e PD duhet të hapi krahun

Analisti Arion Sulo, në emisionin “Trialog” në RTSH, ka hedhur një akuzë të rëndë politike, duke deklaruar se po vërehet një fenomen i “blerjes së opozitës” përmes emërimit të ish-drejtuesve të Partisë Demokratike në poste administrative të pushtetit.
Sipas Sulës, ky fenomen po ndikon drejtpërdrejt në paaftësinë e PD-së për të mobilizuar qytetarët dhe për të zhvilluar një betejë serioze politike.
“Opozita me këtë lidership nuk tërheq njerëz,” tha Sulo, duke dhënë shembuj konkretë: “Ish kryetari i PD-së është bërë nënkryetar këshilli bashkiak. Kjo është blerje e opozitës. Një tjetër bëhet kryetar i hipotekës në Vlorë.”
Analisti theksoi se me këto zhvillime, beteja politike bëhet “e vështirë” dhe se lidershipi aktual i Partisë Demokratike është i konsumuar. Sulo bëri thirrje për një ndryshim të domosdoshëm në drejtimin e partisë.
“Kryesia e PD nuk tërheq më, janë të konsumuar, duhet të hapin krahun,” përfundoi ai.
/rtsh.al/