Analiza - Roli i Turqise ne Ballkan
Ne Ballkan Turqia eshte duke zgjuar dashurite e vjetra por edhe armiqesite. Ankaraja zhvillon politike aktive ne Ballkanin perendimor ne Kroaci Bosnje Hercegovine Serbi Mal te Zi Kosove dhe Maqedoni. Duscaronan Reljic nga Fondacioni Shkenca dhe Politika ne Berlin ka studiuar motivet e angazhimit turk ne rajon. Diten e enjte 4.11. ai prezantoi rezultatet e studimit te tij ne nje takim te Evropes Juglindore dhe Shoqates gjermano- turke qe u mbajt ne Deutsche Welle. Soydas ve dindas i quajne turqit kusherinjte kulturore jashte Turqise. Ne Ankara degjohet zeri zyrtar qe thote se angazhimi turk ne Ballkanin perendimor eshte shprehje e respektit ndaj interesimit te qytetareve per mireqenien e ketyre kusherinjve. Pervec kesaj ne Ballkanin perendimor arrihen tregje te rendesishme. Ne loje jane edhe interesat strategjike dhe politike E rendesishme per Turqine eshte qe te kete serish ndikim ne rajon ne menyre qe te marre pjese si partner i barabarte me BE-ne dhe aktoret e tjere te jashtem ne perpilimin e arkitektures se re te sigurise ne Evrope dhe ne kete pjese te kontinentit shpjegon studiuesi dhe gazetari Duscaronan Reljic studimet e te cilit perqendrohen tek Ballkani PerendimTurqia eshte shfaqur ne disa konflikte te Ballkanit si aktor i rendesishem politik nenvizon Reljic. Per shembull Ankaraja eshte perpjekur qe gjate luftes ne Jugosllavi te ndermjetesoje midis boshnjakeve dhe sebeve. Turqit perkrahin qeverine maqedonase ne konfliktin per emrin me Greqine. Ne Ballkanin perendimor jane ngritur disa qendra kulturore turke shkolla dhe universitete. Edhe ofertat mediale te Radios per jashte me telenovela plot dhimbje po behen gjithnje e me te preferuara. Simpatia per Turqine eshte vecanerisht e madhe tek myslimanet e Bosnjes. Grupe te rinjsh boshnjake festuan para pak kohesh fitoren turke kunder serbeve gjate zhvillimit te ndeshjeve te kampionatit boteror te basketbollit. Flamujt turq tundeshin me entuziazem per shembull ne Novi Pazar. Keshtu qe kjo pjese e popullsise deshiron marredhenie te ngushta me Turqine. Kurse te tjeret kane mesuar ne klase fillore se zgjedha osmane duhet luftuar ne menyre qe te behet kthimi ne Evrope ide keto qe kane lindur ne shekullin e 19-te dhe 20-te por qe u forcuan prej luftes pasuese jugosllave. Kjo marredhenie e dyzuar me Ankarane pasqyrohet ne sondazhet e fundit qe thone se per 40 per qind te qytetareve te Ballkanit perendimor Turqia eshte nje shtet mik. Disa intelektuale serbe si per shembull ish-ambasadori i Serbise ne Turqi Darko Tanaskovic - mendojne se pas diplomacise se Ankarase fshihet gjithnje neo-osmanizmi deshira per nje rilindje te Perandorise Osmane per ri-islamizimin e rajonit. Por simpatia per Turqine mund te behet edhe me e madhe nese e ardhmja evropiane e vendeve te Ballkanit perendimor mbetet e paqarte. mendon Reljic Ka mundesi qe tek disa njerez te mund te zhvillohet mendimi se Nese nuk hyjme ne BE dhe Turqia nje fuqi ekonomike ne rajon me popullsi te madhe qe deshiron te marre nje rol ne politiken boterore behet partneri yne atehere mund te shohim nese me nje partner si Ankaraja nuk mund te arrijme me shume ne afat te shkurter ose te mesem sesa te presim BE-ne per vazhdimin e politikes se zgjerimit ne rajon. Pra nese BE i le vendet e Ballkanit perendimor ne radhen e pafund te pritjes atehere Turqia mund te gjendet ne krye te nje Aleance te kusherinjve te refuzuar.
Dojce Vele