E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mije euro - java e mjaltit e ciftit Rama ne Paris

07-11-2010 / Gazeta 55

Nga Shqipe Xoxi

Ne kohen e babilonasve ishte zakon qe ciftit te sapomartuar tu jepej nje pije me perberje mjalti qe duhej konsumuar ne harkun e nje muaji si shenje te pjellorise simbolike te bleteve. Muaji i mjaltit ishte sepse pjelloria e tokes varej edhe nga hena e cila bente nje rreth-rrotullim fiks ne nje muaj. Pikerisht ne kete muaj cifti synonte te pllenohej jo vetem ne dashuri por edhe ne gjenerimin e nje pasardhesi. Ky muaj mjalti zakonisht behej ne vere kur dasmat ishin me te shumta.
Vetiu gjate historise koncepti i dasmes ka ndryshuar duke u shtremberuar ca here ne thjesht ne nje marreveshje kontratash te ndersjella financiare. Gjithsesi koncepti i muaji i mjaltit ka mbetur e disa here eshte reduktuar per motive madhore ne nje jave mjalti intensive. Per te dhene nje shembull kemi marre pas-dasmen qe aq shume elektrizoi popullin opozitar. Kryetari i martua. Dhe ne asistuam ne kete fund vere ndash edhe pse te paftuar ndash ne banketin ciftit te ri zgjedhor Lindaamp Rama ku ne ishim gjithsesi prezent nga bombardimi mediatik qe pesuam gjate nje jave aheng. Sazet rane edhe nje here ne shtepine e Anetes dhe Kristaqit sepse u martua serish Edvini. Kesaj radhe stafeten e mori atletja e dashurise civile Linda ex-Xhillari Basha qe e kishte synuar qendrimin ne krah tij qekurse Rama hynte dhe dilte ne shtepine e Xhillareve si mik shtepie. Adulteri i prezumuar i saj mori fund me 28 prill 2010 me vendim gjykate kur u nda nga dashuria e saj e pare gjimnaziste me profesorin e matematikes Thanasin. Ekuacioni i saj i ri do te kishte vlere tjeter pasi nje tjeter e dhene kishte hyre ne perllogaritje. Pas dasmes dhe hapjes se kutive te dhuratave Lindes i eshte dashur pak kohe per ti larguar merzine vajzes Rea pasi ajo kishte pesuar traumen e humbjes se gjyshit nga babai. E drobitur pas gezimit dhe hidherimit ne pak dite Edvini ka menduar qe duhej te stakonte politik-berjen per tju kushtuar pak kohes femrave te tij.
Nje jave mjalti ne Paris ka shijuar Linda Rama ne pranine e bashkeshortit te dyte. Ne 5 dite varra-bingo neper Paris Bruksel e ne fund ne Strasburg duket se eshte qetesuar nga rremuja e bukur dasmore qe perjetoi ne Tirane. E priste shume kete dite. Kishte punuar shume nen rrogoz e in-cognito per tu martuar nje dite me Ramen. Paja e saj ishte shume e pranueshme per njeriun qe kishte nje biografi perverse kundrejt femrave dhe partnereve te shumte te jetes se tij.
Gjithsesi udhetimi i tyre romantik eshte organizuar nga nje agjenci turistike ne Tirane afer PS-se e cila organizon biletat dhe hotelet kur dalin ne fushata lobimi ne Europe. Kostoja e per kater veta ne Europe i ka kushtuar thesarit te varfer te ciftit Rama plot 10 mije euro. Nuk jane pak per nje cift te ri. Rama e ka deklaruar se nuk ka lek. Kurse Linda Basha-Xhillari-Rama ende nuk ka bere transparencen e duhur te pasurise se saj. Jemi ende duke pritur nderhyrjen ligjore te ILKPD-se per te rregulluar formularin e bashkeshorteve te politikaneve. Presim. Deri tani sa po shkruajme akoma nuk dihet nese Rama i ka paguar keto para ne dore apo i eshte hapur llogaria ne ndonje banke zvicerane. Miku i tij me i shtrenjte Anri Sala ka dashur te paguaje porse Rama eshte mjaftuar qe ai te beje ciceronin per familjen e tyre te madhe. Pervec muzeve pariziene urave te Senes ku Rama ka biografine e tij cifti ka shijuar kuzhinen fine franceze. Qiellzat e nuses se re kane shijuar puthjet romantike ndersa faqet e saj plot puder kane provuar gjembacet e mjekres se parruar te burrit.
Sidoqofte java e mjaltit per Ramen nuk ka qene vetem qejf por edhe sajdisje internacionaliste. Darka e tij me majtistin kalabrez Gianni Pitella emri i tij i gjate eshte Giovanni Saverio Furio ka qene edhe nje shpagim per pritjen qe i bene strukturat e partise socialiste te Vlores gati per nje jave plazh gjate veres. Njeriu i Partito Democratico E majta italiane i zgjedhur ne Jug te Italise si pjesetar i socialisteve te rinj qe bente pjese ne Demokratet e se majtes Partia qe doli nga gjiri i Partise Komuniste Italiane. Uniteti ideologjik eshte konsumuar si nje marreveshje reciproke ftesash e darkash.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›