E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetje ne vend te pergjigjes

TIRANE - Ka mbetur e paharruar dhe madje programatike permbajtja e nje interviste te dhene nje gazete londineze ketu e 55 vjet me pare. Ishte Winston Churchill ai qe edhe pas Luftes se II Boterore vazhdonte te qeveriste 1951ndash1955 me plot preokupime Britanine e Madhe nderkohe qe ne menyren me lakonike te mundshme sikurse me frymen e humorit dhe sarkazmes me tipike angleze gjente kohe ti pergjigjej shtypit. Shpeshhere duke vene pikat mbi lsquoi qofte edhe me nje fjale goje. Keshtu ndodhi edhe atehere ne fund te mandatit te tij te fundit kur nje gazetare e afert me forcat laburiste e pyeti Zoti kryeminister nese do tju drejtohesha me konstatimin qe qeveria juaj eshte e korruptuar si do te pergjigjeshit. Dhe i intervistuari ia ktheu Do tju pyesja se cfare bejne organet e drejtesise.

Edhe tani pas kaq kohe te rrjedhur nuk do te teprohej aspak po ti drejtohej kjo pyetjendashpergjigje e dikurshme e Churchillndashit vemendjes se opinionit publik vecanerisht ne Shqiperi per ate cfare po ndodh ketu gjate viteve te fundit. Ka shume deklarime rreth nje begatie qe ne plan te gjere masiv nuk mbetet vecse nje iluzion i turbullt. Nderkohe qe gjithnje e me shume lemzat e shurdhra shnderrohen ne klithma memece. Dhe shume shpejt keto marrin tere dhene apo pushtojne kupen e qiellit. Jo thjesht per varferine por si pasoje e saj edhe per pabarazine e shfrenuar per friken qe nese pabarazia ze fort rrenje atehere cdo gje qe do te na premtohet gjithnje me e veshtire do te behet. Sepse sic verehet Te e shkuara ka me shume drite per ta keqyrur sesa te e ardhmja ate e shohim me shqeto.

Ne kete veshtrim pabarazia nxjerr ne pah dhe me pas thellon dobesine e marredhenieve te mirefillta shoqerore ndjesine e te jetuarit ne nje bashkesi me ata qe e kane mbushur mendjen se te tjeret jane te pafat ne jete me ata qe ruajne te drejta te posacme vetem per veten dhe te afermit apo te preferuarit e tyre qe grabisin fare pa ndrojtje edhe voten e elektoratit edhe pasurine e perbashket te tij. Kjo lloj ndjesie pertej marrezise qe perftohet si synim politik tek e fundit mbetet cilesi e vet politikes duke krijuar keshtu patologjine e kohes sone qe perben ne kete vend te vogel dhe te varfer edhe nje kercenim serioz per jeten dhe demokracine per cfaredolloj demokracie. Prandaj eshte thene gjithmone se pabarazia nuk te bezdis vetem ne rrafshin moral ajo njeherazi eshte edhe e padobishme.
Simptomat e kesaj patologjie jane shfaqur akoma me qartazi gjate me se nje viti te tere kur u vodh pushteti dhe pushteti vjedh jeten. Deputete qe ironikisht quhen perfaqesues te popullit kete e zhvatin ku dhe si te munden me se pari ne votime me pas ne tatime ne taksa dhe ne kasa vene duart ne hidrocentrale miniera dhe ne pyje hedhin grepat jo aq ne dete e perrenj se sa ne lumenj ne lumenjte e naftes shtrijne menduzat neper depot e barnave si ne trupin e nje fatkeqi metastazat me tere kete vrull e babezi ulin e ngrene edhe komisionere gjyqtare e prokurore aq sa keta te fundit te perkulen e pergjunjen. Keshtu me te njejtin stil mesjetar grabitet edhe e drejta derisa te venitet plotesisht edhe kjo enderr e shqiptareve.

Por... Cfare bejne organet e drejtesise Mjerisht asgje me pak sesa fresk e temenara njerezve te veshur me pushtet dhe atyre te lidhur ngushte me ta. Nga halli apo edhe nga malli kjo eshte tjeter gje. Por qe te benin me shume se kaq asgje nuk do te kishte vlere dhe askush nuk do ta mirepriste. Deri ketu ka arritur puna qytetareve nuk u mbetet tjeter vec lsquoautoritetit institucional dhe nenshtrimit ndaj pushtetit. Deri ketu eshte fashitur jeta kaq sa u kall krupen atyre. Aq me teper shtohen dozat e hidherimit kur cdo dite e me shume shtohet rreziku se ata qe kane arritur majen behen gjithnje e me te pandjeshem ndaj atyre qe i mbajne mbi shpine. Dhe perben fakt i pamohueshem mes nesh qe ketij rreziku ia japin bekimin prokuroret dhe gjyqtaret.
Ndodh ne afersi te Kryeqytetit nje shperthim Gerdeci qe tronditi edhe te vdekurit le me te gjallet dhe gjykatat - deri te Ajo e Larte ndash ende nuk duan te vene gishtin te pergjegjesite. Ngrihet nje rruge DurresndashMorine ende e pambaruar me borxhe qe do ti paguajne qytetaret nga djepi deri ne varr dhe nuk shqiptohet asnje mase ligjore ndaj ministrave qe fryjne xhepat me keto borxhe gjyqtaret e larte mbyllin ceshtjen dhe Kryeprokurorja justifikohet se e kishte bere punen. Vete tjetri tu kerkonte niperve te Kryetarit te Shtetit qe ky te shkarkonte Prokurorin e Pergjithshem dhe gjykatat si tregojne burgun se Kryeministri do ta emeronte Drejtor te burgjeve. Akuzohet Zevendesdrejtori i Policise se Shtetit per kontrabande te naftes madje edhe per zhdukje personash dhe Kryeministri nuk e shkarkon packa se Prokurorja e Pergjithshme deklaron si e sapodale nga nje floktore se deponimet ndaj ketij ishndashtruproje jane te vlefshme. Me gjeresisht akoma shkund korrupsioni dynjane dhe asnje politikan nuk hetohet seriozisht dhe as nuk merret i pandehur. Hedh deputetja ne gjyq kolegun kundershtar te vet politik gjoja per shpifje te korrupsioneve te saj dhe nuk merr as mundimin te paraqitet ne seancen perkatese. Deklaron publikisht nje ish ndash minister ndash deputet se po te vazhdonte Zevendeskryeministri qe ta sulmonte do te rrefente per plot grabitje dhe krime te tjera te tij pa e vrare fare mendjen per ekzistencen e nje neni te Kodit Penal sipas te cilit denohen edhe ata qe fshehin krimin. Kryekomunare dhe te tjere politikane urdherojne te priten pyjet me fonde publike per te furnizuar stabilimentet e sharrave te privatizuara nga ata vet dhe asnjerit prej tyre nuk i hyn gjembi ne kembe.

Ne keto kushte sidoqofte qe do te ishte e pavertete qe te thuhet se ligji nuk zbatohet fare. Po denohen njerezit me gjoba dhe burgime madje edhe me shume se ce meritojne. Por po kaq e vertete eshte qe edhe fshatareve bie fjala te Mokres do tu faleshin gjobat nese do te votonin keshtu nga halli pro perfaqesuesve te koalicionit qeverises. Madje edhe te burgosurve per krime te renda do te vazhdohet tu jepen leje te zgjatura po ti shfrytezonin keto per te rifituar pushtetin ata qe e shperdorojne duke shtrenguar nderkohe kraheve te tyre gjyqtare e prokurore. Sipas kesaj menyre te organizimit te shoqerise qe u ngjan jo hojeve te bletes por rrjetave te merimanges te shtrydhur edhe keta te fundit ne korrupsion me se shumti rrine e qortojne avokatet per anesine e tyre njesoj sikur te qellonin sendin qe rendon mbi pjeten e peshores ndash simbol i Drejtesise. Keshtu edhe avokati me i zot edhe me i ndershem mbase vetvetiu do te psheretinte e shfrynte me ato vargjet latine Non ego sic plumas evellere quaero clienti/felix ni raperet perfidus ille meas Ti zhvat klientet e mi kurre nuk dua/i lumtur do te isha te mos me zhvatnin mua.
GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›