Analiza Noka Synim dalja nga harta e kultivimit te narkotikeve
Arritjet përgjatë 2012 dhe pritshmëritë për 2013 ishin sot pjesë e analizës që zhvilloi Policia e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj bëri me dije se “gjatë vitit 2012 janë kryer 962 vepra penale në fushën e drogës ndërsa është kapur tre herë më shumë drogë se në vitin 2011, si dhe janë sekuestruar 9.2 milionë euro të aseteve kriminale ndërsa asetet e sekuetruar nga pastrimi i parave arrin në shifrën 13 milionë euro nga 7.5 milionë euro që ishte në vitin 2011”.
Nga ana e tij dhe Kryeprokurori, Adriatik Llalla zgjodhi që të veçjë gjatë fjalës së tij pikërisht arritjet në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, pikërisht në bashkëpunim me policinë.
Sipas tij, Policia e Shtetit aleati kryesor i Prokurorisë.
Vlerësime dhe objektiva për në vijim janë dhënë dhe nga ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
“Arritjet pozitive të policisë janë falë profesionalizmit. Kemi një bilanc të mirë në sekuestrimin e aseteve kriminale. Por lufta ndaj krimit është një betejë e pandalshme. Për këtë arsye, lufta kundër trafiqeve është një nga sfidat ton. Synim kryesor është dalja nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike”, deklaroi ministri Noka.