E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Panarit-Arvizu

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Ministri Panariti bisedoi me ambasadorin Arvizu për zhvillimet në rajon dhe ritheksoi edhe njëherë  vullnetin e diplomacisë shqiptare për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
 Ministri Panariti diskutoi me ambasadorin Arvizu edhe çështje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›