Nisma ne Facebook e Topallit Nje miliard qe ngrihen
Shqipëria po i bashkohet kërcimit kundër dhunës. Do të kërcehet dhe në vendin tonë në përgjigje të nismës së europarlamentareve gra, “Një miliard që ngrihen”.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi gratë shqiptare përmes faqes zyrtare në “Facebook” që t’i bashkangjiten kësaj nisme, teksa u solli në vëmendje statistikwn e rëndë se një në tre gra në botë dhunohen në jetën e tyre. “Një miliard gra të dhunuara është një mizori, por një miliard gra që kërcejnë është një revolucion. Një miliard që ngrihen është një protestë botërore, është një ftesë për kërcim, një thirrje për t’i dhënë fund kulturës së dhunës, një akt solidariteti, refuzim për të pranuar dhunën kundër grave dhe vajzave
Një mënyrë e re e të jetuarit -shkruan zonja Topalli në ftesën e saj në rrjetin social
Ditën e Shën Valentinit në Bruksel do të bëhet një kërcim dhe më masiv pikërisht si protestë ndaj përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale, aktivitet të ngjashme priten dhe në Shqipëri.