E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Gjykatës se Krimeve te Renda

Zvarritja e proceseve gjyqësore, për shkak te mungesës se avokateve është bere shqetësuese edhe për Gjykatën e Krimeve te Renda. Ne analizën vjetore te kësaj gjykate, kryetarja e komanduar Etleva Deda, tha se fenomenit i jepet fund vetëm duke bere ndryshime ne kodin e procedurës penale dhe pikërisht ne marrëdhëniet e avokateve me Gjykatën. Gjate vitit qe kaloi ne Gjykatën e Krimeve te Renda janë regjistruar 1413 çështje. Ndërsa krahasuar me një vit me pare vihet re një rritje e kërkesave për përgjim. Sipas kryetares Deda gjate këtij viti kjo gjykate ka shqyrtuar rreth 840 kërkesa te kësaj natyre, ose 257 me shume se viti 2009. Ndërkohë qe vepra me e gjykuar është ajo e trafikut te lendeve narkotike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›