Kapet i kerkuari per trafikim te 1 ton droge

TIRAN- Arrestohet nga RENEA ne Tirane i kerkuari si pronari i nje sasi prej 1 tone marijaune te kapur nga policia e Gjirokastres dhe qe transportohej nga Lazarati ne drejtim te Greqise. Ardian Halili 41 vjec u arrestua dje ne rrugen e Elbasanit nje hotel te njohur ne afersi te rruges Tre vellezerit Kondi ne kryeqytet ne nje operacion te koduar Koordinata. Per te kishte informacione se qendronte i armatosur dhe se ishte shprehur ne raste te ndryshme se nese policia do te tentonte ta kapte do te hapte zjarr dhe do te qellonte ndaj tyre.
Per kete shkak policia ka kerkuar nderhyrjen e RENEA-s ne hollin e hotelit ku mendohej se ishte i fshehur 41-vjecari nga Tepelena. Ai ishte shpallur ne kerkim nga policia e Gjirokastres si pronar i dyshuar i sasise prej 1 ton marjuane e kapur pak jave me pare ne Gjirokaster. Ne hotel mesohet se Halili kishte se paku pese dite qe qendronte dhe kishte mesuar mire vendosjen e hotelit. Ne momentin qe trupat e RENEA-s u futen per ta kapur ai tentoi te largohej por nuk i shpetoi prangosjes se trupave te cilet e bllokuan ne pak sekonda. Ne momentin e ndalimit ishin edhe tre persona te tjere te cilet u shoqeruan ne polici dhe pas verifikimit u lane te lire. Sipas burimeve te policise 4- vjecari Halili tentoi t i fshihet policise gjate kohes qe po kryenin operacionin Koordinata ku bene te munduar sekuestrimin prej 1 ton marjuane si dhe kapjen e nje personi. Sipas policise 41-vjecari nga Tepelena Ardian Halili i cili akuzohet si nje nga pronaret kryesore te sasise prej 1 ton marjuane te sekuestruar nga policia e Gjirokastres ne operacionin e koduar Koordinata me daten 7 shkurt 2011.
Droga ka qene e depozituar ne dy automjete te ndryshme dhe qe kishin si destinacion Greqine. Halili i shpetoi postbllokut te policise ne Dervican duke u larguar nga makina e tij fuoristrade tip Touareg me targa TR 8194 R ne te cilen u sekuestrua sasia prej 180 kg marjuane Nderkohe behet e ditur se gjate operacionit u arrestua bashkepunetorit i tij Artan Bresha 34 vjec nga Tepelena i cili u arrestua ne flagrance pasi u kap duke transportuar 820 kg droge ne drejtim te Sarandes ne nje makine te tipit Ford Tranzit. Halili akuzohet per vepren e trafikimit te lendes narkotike ne bashkepunim me persona te tjere.