E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet me te dashurin vetehelmohet studentja e ekonomikut

TIRAN- Vetehelmohet ne konvikt studentja e vitit te dyte ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes ne gjendje te renduar psikologjike pas ndarjes se saj me te dashurin si dhe pas humbjes se vitit akademik. Ornela Zhgjuni 20 vjece nga Burreli u gjet e vetehelmuar ne dhomen e saj te konviktit ne Qytetin Studenti nga shoqet e saj te dhomes kur ato kane mberritur ne dhome mbremjen e se henes. Menjehere ato kane lajmeruar policine e cila ka nisur hetimet me te mberritur ne vendin e ngjarjes.


Ne dhome policia ka gjetur nje leter me pak fjale ne te cilen ajo njoftonte veprimin e saj vetesakrifikues. Ornela ju do shume te gjitheve. Me vjen keq por nuk do te takohemi me. Burimet e policise thane se vajza eshte vetehelmuar me fostoksine. Burimet e policise thane se si shkak dyshohet fakti se ajo ka qene ne gjendje te renduar emocionale dhe psikologjike per shkak te ndarjes me te dashurin. Ky i fundit mesohet se jetonte ne Itali prej disa vitesh ku edhe ishte emigrant. Burimet e policise thane per shekullin se kohet e fundit bazuar ne deklarimet e shoqeve te saj ishte vene re se ajo qendronte e vetme ne dhome dhe kishte nisur te vecohej prej shoqeve.


Ngjarja
Pasditen e se henes burimet thane se studentja eshte pare te zbriste e veshur me nje kostum sportiv dhe me pas eshte ngjitur serish ne dhome ku edhe ka konsumuar lenden helmuese. Pak kohe me vone nje nga shoqet eshte kthyer ne dhome dhe ka gjetur te shtrire Ornelen dhe menjehere lajmeroi nje nga vajzat e dhomes perballe e me pas u lajmerua policia e kryeqytetit nepermjet nje telefonate ne sallen operative.


Menjehere ne drejtim te godines nr.9 te Qytetit Studenti ku jane te vendosura vajzat e Fakultetit Ekonomik mberriti fillimisht nje patrulle dhe me pas oficere dhe hetues te Drejtorise se Policise se Tiranes dhe te Komisariatit nr.1. Prane vajzes policia gjeti dhe administroi si prove nje leter te shkruar prej vajzes me nje tekst te shkurter me pak fjale ku ajo iu thoshte te njohurve te saj se i donte shume por se ata nuk do te shiheshin me. Po aty policia ka gjetur nje tablete per mbajtjen e fostoksines si dhe objekte te tjera. Te gjitha keto u sekuestruan nga hetuesit ndersa me pas trupi i studentes nga Burreli u transportua per ne morgun e spitalit te Tiranes.


Mjeket konfirmuan paraprakisht se vajza kishte nderruar jete nga helmimi i gjakut per shkak te perdorimit te nje lende helmuese. Sipas tyre konfirmimi shkencor per lenden helmuese te perdorur pritet te konfirmohet pak dite me vone. Pas perfundimit te analizave biologjike dhe te tjera ne Laboratorin e Institutit te Mjekesise Ligjore. Nderkaq dje trupi i studentes se Ekonomikut qe studionte per Administrim Biznesi u dergua prane familjes se saj ne qytetin e Burrelit.


Precedente vetehelmimesh

27 shkurt 2011
Fier- Nje vajze adoleshente u vetehelmua pasditen e 27 shkurtit ne lagjen Mbrostar Ferko te Fierit pas nje sherri banal ne familje. K. M 15 vjece u vetehelmua ne nje moment te dobet emocional te saj. Ngjarja ndodhi rreth ores 17.30 kur adoleshentja piu helmin larg vemendjes se prinderve. Familjaret e alarmuar derguan adoleshenten ne spitalin e qytetit per ti dhene ndihmen mjekesore por sipas mjekeve adoleshentja kishte shkuar ne spital ne gjendje te rende.

19 Maj 2009


Durres- Nje grua e divorcuar nene e tre femijeve u vetehelmua pas divorcit. Rreth ores 1510 te 20 majit ne spitalin rajonal eshte derguar nga familjaret 28-vjecarja R.Koci e cila pas marrjes se ndihmes se pare eshte derguar per mjekim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. 28-vjecarja kishte perdorur nje sasi te konsiderueshme medikamentesh. Nga hetimet rezulton se ajo e kishte kryer kete veprim pas vendimit te partnerit per tu ndare pas bashkejeteses prej me shume se 7 muajsh. Dy jave para ngjarjes e vetehelmuara sipas policise ka pasur nje konflikt te dhunshem me nenen e partnerit te saj.


1 Shkurt 2010
Tirane- Vdes gjate transportit per ne spital nje person i cili u gjet ne gjendje te rende per jeten ne afersi te shkolles Teknologjike ne Tirane. Sipas policise personi rreth 35 vjec ishte vetehelmuar ne gjendje depresioni. Personi u dergua me urgjence per ne spital Por nuk mundi te mbijetonte pavaresisht perpjekjeve te mjekeve per ta ndihmuar.


5 prill 2010
Korce- Mbremjen e 5 prillit nje grua u gjet e vdekur ne nje fshat te Korces. Gruaja e moshes 41-vjece u identifikua si Spira Popka nga fshati Ravonik ndersa u gjet 1 km larg baneses se saj nga banore te fshatit. Dyshimet e para te policise dhe te mjekeve flisnin per nje vetehelmim te mundshem te gruas per shkaqe depresioni te ardhura nga probleme familjare.


22 janar 2010
Fier- Nje 60-vjecar qe prej 10 vitesh punonte gazetashites u gjet i vdekur ne banese ndersa ai sipas policise ishte vetehelmuar. Sipas policise Nuredin Rrokaj banonte ne katin e peste te bllokut te pallateve ish-ushtarake ne qender te Fierit dhe jetonte i vetem pasi bashkeshortja dhe femijet ishin ne emigracion. Fqinjet kane ndier mungesen e tij dhe njoftuan te afermit ne fshatin Hekal te Mallakastres. I nipi mengjesin e 22 janarit me ndihmen e policise shperthyen deren ku dhe e kane gjetur ate te pajete. Sipas policise dyshohet se ai kishte nderruar jete prej dy ditesh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›