Analiza e Kuvendit, Topalli: 2011-ta, viti i refromave të mëdha
Tiranë- Ky vit është cilësuar si viti i reformave të mëdha nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, gjatë analizës vjetore të punës së Kuvendit.
Vit të suksesshëm, të reformave të mëdha, zhbllokuar pas dy vitesh bojkoti te opozites dhe mbyllje me një bilanc pozitiv.- u shpreh Topalli.
Sipas Topalli bilanci i punës është pozitiv, i bazuar në reformat e ndërmarra në mbrotje të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Me krenari them se së bashku me kolegët kemi bërë punë të madhe, bilanc pozitiv të miratimit të ligjeve dhe reformave që kanë bërë të mundur që Shqipëria të shohë pozitivisht nga e ardhmja. Axhenda ka pasur vetëm një bosht themelor me emrin reforma. Mund të them me krenari që ne përjetojmë përjetësimin e reformave, i kemi qëndruar një besimi të plotë që kemi që është kushtetuta dhe parlamentarizmi, ligji themeltar mbi të cilin bazohet veprimtaria e institucioneve dhe pushteteve në vend, pavarësisht se në një kohë të caktuar është sfiduar, sot them se qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, bazohet në Kushtetutë, për të mbrojtur atë në cdo rast e situatë dhe si republikë parlamentare për të mbrojtur parlamentarizmin- u shpreh Topalli.
Sipas kryetarës së Kuvendit, Topalli marrëveshja me opozitën është një element i rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e vendit.
Ndonjeherë ka pasur momente përlasje personale të papranueshme, por tani që u kthye opozita ky ka qenë moment kushtetues me rëndësi, detyrimet që deputeti i duhet për miratimin e ligjeve me rëndësi. Jam e kënaqur se javën e fundit është ngritur komisioni i reformës zgjedhore, i uroj punë të mbarë- tha Topalli.
Ndër të tjera Topalli shtoi: “Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar 38 seanca publike në 155 orë debat parlamentar. Gjatë shqyrtimit të çështjeve në rend dite deputetët kanë bërë 870 diskutime. Vetëm sesionin e fundit ministrat i janë përgjigjur 990 pyetjeve të deputetëve. Kemi patur nëntë interpelanca me anëtarë të Këshillit të Ministrave.
Shkrime të tjera me interes:
- 2011, Ban Ki Moon: Viti i kthesave të medha në mbarë botën Uashington- Viti 2011 është cilësuar si vit i jashtëzakonshëm dhe...
- Analiza vjetore 2011, Bode: Ekonomia shqiptare rezultoi e qëndrueshme Tiranë- Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 rezultoi stabël, pavarësisht krizës...
- Topalli: Votimi me 3/5, çlirim i procesit të integrimit Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano...