E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje- Miratohet mes debatesh buxheti i ri i bashkisë

Lushnje- Bashkia e Lushnjes ka miratuar me 21 vota “pro” buxhetin e ri 2012. Gjatë votimit të djeshem mesohet se ka pasur debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës në këtë Këshill dhe dhe atyre të opozitës.

Përfaqësuesit e PD-së dhe LSi-së në Këshill kundërshtuan buxhetin pasi sipas tyre çdo të ndodhë nëse bashkia nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat e saj. Nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe iu përgjigj se të gjithë personat që mbledhin taksat nuk do të paguhen nëse nuk zbatojnë detyren e tyre.

Bëhet me dije se 77% e Buxhetit 2012 të Bashkisë së Lushnjes do të sigurohen nga të ardhurat që do mbl;edhë bashkia, ndërsa pjesa tjetër do plotësohet nga grantet e qeverisë. Buxheti 2012 për Lushnjen parashikohet në vlerën 5 miliardë lekë.

Buxheti u votua me 21 vota “pro”, tre prej të cilave ishin nga grupi i djathtë, nga 35 anëtarë që ka ky Këshill.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Rritje e investimeve, reduktim i shpenzimeve Tiranë- Buxheti 2012 i Bashkisë së Tiranës parashikon më shumë...
  2. Pr/buxheti i bashkisë, Basha: Lehtësi fiskale, biznesi që hap vende të reja pune Tiranë- Lehtësi fiskale për biznesin që hap vende të reja...
  3. Buxheti 2012, Komisoni i Ligjëve e miraton në parim Tiranë- Miratohet sot me shumicë votash në Komisionin e Ligjëve...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›