Festat- Basha, drekë me komunitetet fetare në vend
Tiranë- Shpirti festiv i Tiranës përfaqësohet më së miri, në ndërthurjen e simboleve fetare në sheshin e kryeqytetit shqiptar. Këtë deklaratë e bëri kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë drekës së festave me përfaqësuesit e besimeve fetare në vendin tonë.
Sipas Bashës bashkëjetesa dhe harmonia fetare e shqiptarëve është një dhuratë e çmuar. Po ashtu, kreu i bashkisë më të madhë në vend, Basha deklaroi se në projektet e vitit të ardhshëm, secili prej komuniteteve do të gjejë mbëtetetje tek Bashkia e Tiranës.
Jam i nderuar të jem pjesë e kësaj tavoline dhe ju siguroj se në projektet e vitit të ardhshëm, secili prej komuniteteve që ju përfaqësoni, do të gjejnë tek Bashkia e Tiranës, një partner të drejtë të ndershëm dhe të besueshëm.- tha Basha, duke shtuar se të gjithë sëbashku duhet ta pasurojmë Tiranën me traditat specifike të secilit besim.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Basha-Topbash: Do i hapim rrugën binjakëzimit të dy qytetëve Turqi- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar...
- Tiranë, inagurohet biblioteka më e madhe universitare në vend Tiranë- U inagurua sot biblioteka më e madhe universitare në...
- Basha: Qëllimi, një Tiranë tërheqëse për bizneset Tiranë- Një grup biznesmenësh amerikanë janë pritur sot nga kryetari...