E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Analiza e Ralf Schumacher: Perez nuk do të jetë me Red Bull në

“Unë nuk besoj se Sergio Perez do të garojë me Red Bull vitin e ardhshëm, ai është shumë larg nga Max Verstappen, ditët e tij janë të numëruara atje”. Kështu deklaroi Ralf Schumacher, i cili në komentin e tij për Sky Sport Deutschland nuk i lë rrugëdalje meksikanit te Red Bull, duke u rikthyer nga një seri e gjatë paraqitjesh negative sidomos në kualifikuese, të cilat më pas rrezikuan aftësinë e tij për të luftuar konkretisht me Verstappen.

Prandaj, ish-piloti gjerman shkon kundër asaj që u deklarua nga Christian Horner, i cili ka konfirmuar së fundmi Perez, duke argumentuar se “skuadra, logjikisht, tani po përpiqet të mos e bëjë punën e Perezit të ndihet në rrezik”.

Schumacher më pas vazhdoi analizën e tij për momentin e meksikanit, duke nënvizuar: “Unë e shoh atë si shumë të zymtë. Me gabimet e javëve të fundit, duke përfshirë atë në provat e lira në Hungari, ne kemi parë edhe një herë shumë kritika që bien mbi të. Problemi i tij është se ai ka shumë ulje dhe ngritje”.

“Nga ana jonë, nuk është e drejtë t’i bëjmë edhe më shumë presion, por kur skuadrat e tjera afrohen më shumë përsa i përket performancës, Red Bull nuk mund të lejojë që një pilot të jetë shumë më i ngadaltë se tjetri”, përfundoi Schumacher.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›