E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Anesti Vito

Futbolli shqiptar në zi, është ndarë nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit por edhe i Tiranës, Anesti Vito. 52-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një arresti kardiak. Një humbje e madhe  për futbollin vlonjat dhe atë shqiptar.

Lindi në vlorë më 19 qershor të vitit 1971. Karrierën futbollistike e nisi te Flamurtari, për të provuar më pas mundësitë dhe me skuadra të tjera në vend si Albpetrol, Tomori si dhe Tirana.

Një jetë e ndërprerë në mes, në moshën 52-vjeçare , RTSH Sport  i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›