E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mberrin ne gjykate dosja per policin tutor

Prokuroria ka perfunduar hetimet per ish-oficerin komisarit 3 Arjan Hoxha i cili akuzohet nga prokuroria se shfrytezonte per prostitucion tri vajza njera prej te cilave e mitur

Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim dosjen per ish-efektivin e komisariatit 3 ne kryeqytet Arjan Hoxha i cili akuzohet nga prokuroria per vepren penale Shfrytezim i prostitucionit ne rrethana renduese. Dosja do te gjykohet nga nje treshe gjyqtaresh te kryesuar nga Martin Deda. Hoxha ndodhet prej disa muaj i arrestuar ne qelite e paraburgimit ndersa per vepren penale per te cilen ai akuzohet rrezikon denimin deri ne 7 vite burg. Arrestimi i tij erdhi pas nje hetimi te nisur nga SHKB-ja pas sinjalizimeve te marra me pare ne rruge operative per veprimtarine e oficerit te komisariatit 3. Kane qene koleget e tij ata qe e kane prangosur 37-vjecarin dhe e kane derguar para drejtesise per tu gjykuar per nje veper penale te rende sic eshte ajo e shfrytezimit te prostitucionit. Ai mesohet se ka pasur kontakt me tri vajza dy nga te cilat jane viktimat me te cilat efektivi i policise u arrestua ndersa femra e trete sipas deklarimeve te 37-vjecarit eshte e fejuara e tij. Gjate gjithe kohes informacioni i dhene per veprimtarine e oficerit te policise eshte pare me dyshim pasi 37-vjecari kishte mbaruar arsimin Juridik kishte disa vjet ne polici dhe vinte nga nje familje ku babai i tij ka qene gjyqtar dhe me pas avokat.

Kerkesa per gjykim

Nga ana e Policise Gjyqesore prane Sherbimit te Kontrollit te Brendshem Tirane ne rruge operative eshte siguruar informacion se Arjan Hoxha merret me veprimtarine kriminale te shfrytezimit te prostitucionit perkundrejt shperblimit dhe ne funksion te ketij hetimi eshte autorizuar dhenia e pergjimit telefonik te personit te dyshuar dhe vezhgim ne ambiente publike dhe ne menyre te permbledhur eshte konkluduar si me poshte Me date 16.7.2011 i arrestuari Arjan Hoxha eshte telefonuar nga shtetasi Sazan Metollari i cili kerkon qe te gjente 4 shtetase per prostitucion. I arrestuari Arjan Hoxha merr persiper gjetjen e tyre dhe merrte kontakt me shtetasen Xh. Hoxhaj dhe shtetasen E. Brahimi. Me pas shtetasja E. Brahimi zbret nga automjeti i shtetasit Arjan Hoxha dhe largohet. Pas kesaj i arrestuari merr ne telefon shtetasin Aurel Delia me te cilin takohet tek Ura e Tabakeve. Pas disa minutash Delia vjen me shtetasen M. Tusha dhe hipen ne automjetin e drejtuar nga Arjan Hoxha. Nga mbajtja nen vezhgim e te arrestuarit ai takohet me Sazan Metallarin dhe me dy automjetet nisen ne drejtim te Golemit per tek hoteli i quajtur Onufri. Ne kete moment u be kapja ne flagrance e tij dhe e shtetaseve Xh. Hoxhaj dhe M. Tusha si dhe dy shtetasve kosovare A. Quka dhe A. Sylaj si dhe u shoqeruan pronari i hotelit A. Lamaj kamerieri i hotelit L. Kosova dhe shtetasi A. Deliu te cilet dhane deklarimet rreth ketij fakti. Nga hetimi rezulton se u mor deklarim shtetasve kosovare te cilet deklaruan se kishin ardhur nga Kosova tek hotel Onufri per te qendruar dy dite. Gjate bisedes i kishin kerkuar pronarit te hotelit nese kishte dy vajza per te kryer marredhenie seksuale kundrejt pageses por ai kishte thene se do te mundohej te gjente. Nga hetimi rezulton se pronari i hotelit ka marre persiper gjetjen e tyre nepermjet nje personi me emrin Beni dhe ky i fundit kishte marre ne telefon shtetasin Sazan Metollari i cili priste te arrestuarin Arjan Hoxha per ti gjetur disa femra. I arrestuari rreth ores 0130 mberrin me automjetin e tij tip Mercedes-Benz me targa TR 9037 G dhe me vete kishte shtetaset Xh. Hoxhaj dhe M. Tusha. Me te mberritur aty i arrestuari merr kontakt me pronarin e hotelit A. Lamaj. I thote qe dy femrat duan nga 150 euro secila. Shtetasi Astrit i pergjigjet se dy shtetasit kosovare nuk japin me shume se 100 euro. Pas kesaj bisede dy kosovaret Alban Quka dhe Ali Sylaj takohen me vajzat dhe ulen ne tavoline dhe ne kete moment nderhyn Policia Gjyqesore dhe ben kapjen ne flagrance te te arrestuarit Arjan Hoxha dhe shtetaseve Xh. Hoxhaj dhe M. Tusha.

Prostitucioni

Gjurmimi i veprimeve qe kryente oficeri i policise eshte kryer fale nje plani teper sekret hetimi qe eshte vene ne jete cdo dite pake nga pak. Nga hetimet e kryera per oficerin eshte pare se ai shfrytezonte dy nga tri vajzat dhe kjo ndodhte kryesisht te shtuna dhe te diela. Ne fundjave polici merrte porosi te ndryshme kryesisht ne telefon por edhe verbalisht nga persona qe kerkonin paraqitjen e prostitutave ne hotel ose ne banese. Oficeri i transportonte vajzat me makine deri ne adresen e klientit dhe pas aktit seksual shkonte dhe i merrte mbrapsht vajzat. Sipas hetimeve te policise secila prej tyre merrte 100 euro per nje akt seksual. Pasi kryenin punen me klientet dhe takoheshin me policin vajzat i dorezonin atij shumen 100 euro dhe ai u kthente mbrapsht 5 mije leke te reja duke ndare keshtu fitimin pergjysme.

20 raste

Te marrjes se porosive per dy vajzat dhe dergimit te tyre tek klientet jane dokumentuar nga SHKB gjate hetimeve te zhvilluara ndaj oficerit te policise se Komisariatit nr. 3

Akuzat

Vec arrestimit te oficerit te policise ne pranga jane vene edhe dy vajzat qe kryenin marredhenie seksuale me klientet ne hotele te ndryshme. Ndaj dy vajzave mesohet se eshte ngritur akuza per Ushtrim prostitucioni per shkak se nga ndryshimet e viteve te fundit ne legjislacionin shqiptar eshte parashikuar te ndeshkohen edhe femrat qe ushtrojne kete aktivitet te paligjshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›