Analiza/2013-a, viti i largimit të Ramës nga politika
Viti 2013 do të jetë një vit ndryshimi. Ndryshimit nuk mund ti shpëtojë as Edi Rama. Këtë ai e ka parathënë edhe vetë…
Paçka se ndryshimin e pret “ndryshe”, backgroundi i tij politik, aspak mbresëlënës, nuk lë shkas dhe dyshim të mos mendohet që pritshmëria e vitit 2013 të jetë fundi politik i Edi Ramës.
Këtë fat politik, ai e ka nënshkruar vetë.
Humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve për gjatë gjithë kohës që Edi Rama drejton PS-në, por për më tepër sjellja e tij politike, veçanërisht ndaj integrimit, janë konfirmimi më i mirë i nënshkrimit që Edi Rama i ka bërë fundit të tij politik.
* * *
Në historinë e Shqipërisë për tu bërë aspirante e BE-së, nuk mund të gjendet ndonjë vit tjetër si vitit 2012, ku një forcë politike në Shqipëri të ketë qenë kaq e angazhuar kundër integrimit. PS-ja e drejtuar prej Edi Ramës me rezistencën e saj anti-integrim është shembulli më i keq i angazhimit anti-integrim. Dhe pa dyshim, flamurtari i gjithë kësaj rezistence ka qenë Edi Rama.
Duke mos pasur alternativa për të ofruar si mundësi ballafaqimi në politikë, edhe për vitin 2012 Edi Rama zgjodhi të bëjë atë që ai di të bëjë më mirë, të thellojë qëndrimin e tij disavjeçar, anti-integrim.
Këtë qëndrim e shtriu në dy gjysmat e vitit 2012.
Në gjysmën e parë të vitit që po mbyllet, Edi Rama do të mbahet mend për pengmarrjen e ndryshimeve kushtetuese, për pjesën e heqjes së imuniteteve, si një pengmarrje më e madhe e integrimit të vendit. Nën pretekstin e dhënies së votave në këmbim të pazareve për emërime gjyqtarësh e prokurorësh, Edi Rama e çoi në limitet e fundit votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Gjysma e dytë e vitit 2012, bashkë me konsumimin e mundësisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, do të mbahet mend për pengmarrjen tjetër që Edi Rama ju bëri tri kushteve më të fundit, sikurse miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, i ligjit për Nëpunësit Civil dhe Rregullores së Parlamentit, nën pretekstin e fatit të Qarkut të Fierit, në këmbim të pengmarrës më të madhe, sikurse statusi i vendit kandidat për në BE.
Ndërsa pengmarrja e gjysmës së dytë të vitit 2013 do të zhvendoset edhe për ca kohë edhe për gjatë vitit 2013, kjo do të ketë një fund. Dhe fundi do të jetë i njëkohshëm me fundin politik të Edi Ramës, i cili do të jetë edhe fundi i bllokimit të integrimit të Shqipërisë...
* * *
Përpos të gjitha këtyre edhe vetë Edi Rama nuk është se sheh ndonjë fund më të lumtur, të ndryshëm nga fundi i tij politik.
Çdo fundviti shoqërohet për çdo kënd, individë, shoqatë, institucion, apo edhe parti, me bilancin e arritjeve e të mosarritjeve. Këtë duhet të bënte edhe Edi Rama. Por në daljen e tij të fundit publike para gazetarëve, përveçse disa konstatimeve, sipas “këndvështrimit” të vetë, pa referencë të ndonjë burimi të mundshëm (qoftë edhe joserioz), pjesa më “pozitive” e bilancit të tij ishte ç’ka ai do të bënte në qoftë se në vitin 2013 do të vinte në pushtet. Dhe sipas “premtimeve” ët vetme të tij për ato që do të bënte në vitin 2013, në qoftë se do të vinte në pushtet, ishte kërcënimi për heqje licencash e zhbërje privatizimesh…
Shkurt dhe saktë...
Ai as nuk përmendi, as nuk kishte se çfarë të përmendte, bie fjala ndonjë arritje të mundshëm për atë vetë personalisht apo edhe si PS, duke konfirmuar jo thjesht dhe vetëm mosarritje, por një dështim të tij politik.
Duke mos guxuar të përmendte as “Qarkun e Fierit”, si nocion pengmarrës i integrimit, në atë që mund ta quajmë bilanc të Edi Ramës për vitin 2012, ai konfirmoi se “kali i tij i betejës” ishte thjesht dhe vetëm në pretekst për pengmarrjen e integrimit, por për më tepër edhe fundi i fundit të tij politik.
Për konfirmimin e këtij fundi, na duhet të kemi durim, e të presim deri në fundin e qershorit të vitit që vjen.
Data 23 qershor 2013, në respekt të kohës është thjesht dhe vetëm një afat, pas së cilës Edi Rama do të jetë asgjë më shumë se sa një “ish”...