E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza/Gara në PD, e paimagjinueshme në PS

13-07-2013 / Gazeta 55

Prej dy javësh Partia Demokratike po zhvillon një konkurrim demokratik për kryetarin e partisë. Një garë e tillë e paparë për nga përmasat, pjesëmarrja, alternativat e shtruara, dinamika dhe pozitiviteti i saj, duke se ka ngjallur një lloj xhelozie te partia kryesore të së majtës, Partia Socialiste. Vetëm 4 vjet më parë kur Edi Rama humbi zgjedhjet kuvendore për të shmangur zbatimin e statutit të partisë e cila e quante të rrëzuar kryetarin nëse nuk fitonte zgjedhjet, shpiku dy strategji: teorinë e kutive dhe rigarimin. E para u bë një çështje e gjatë prej 2 vjetësh duke kontribuar më së miri në dëm të vendit dhe uljes së ritmit të shpejtësisë së proceseve integruese. E dyta u përdor për një kohë të shkurtër për të treguar se partia ishte me Edi Ramën. Për këtë arsye u gjet një kandidat i harruar i anëtarësisë socialiste si Maqo Lakrori, i cili sot nuk shihet kund. Asokohe përballë Edi Ramës në parti kandidoi vetëm Maqoja. Pavarësisht se zërat kritikë brenda PS-së ishin të shumtë, në derë për kandidim ngeli vetëm Maqo Lakrori, çka u kuptua me siguri se ky nuk ishte gjë tjetër veçse një kandidat i përzgjedhur i vetë Ramës për ta paraqitur “garën” të fortë dhe reale. Gara dihej si përfundoi, Edi Rama fitoi 99.99% dhe Lakrorit i fluturuan petët. Ky i fundit pranoi humbjen dhe u zhduk nga skena politike menjëherë.
Tani pas katër vjetësh kemi një panoramë krejt tjetër. Tashmë anëtarësia e Partisë Demokratike po vëren garën e dy kandidatëve dhe në datën e caktuar do votojë kryetarin e ri të Partisë Demokratike, kryetar i cili do dalë nga një garë që nuk ngjan fare me farsën “Lakrori” që kemi parë më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›