Analizat e ADN-së: Florie Peci u përdhunua në Austri. Disa të dyshuar
Tiranë- Hetimet e deri tanishme nga prokuroria e kryeqytetit tregojnë se Florie Peci, një nga të aksidentuarat e tragjedisë së Himarës, është përdhunuar në Austri.
Prokuroria bëri analizat e vajzës së Florijes, nga të cilat rezulton se të dyshuarit për përdhunimin e Florijes ndodhen në Austri dhe thuhet se deri tani ka disa të tillë.
Më 5 qershor, një ditë pasi ka ardhur në jetë foshnja e Florije Pecit, njërës prej të aksidentuarave të tragjedisë së Himarës, nga organi i prokurorisë foshnja i është nënshtruar marrjes së gjakut për llogari të hetimit që po zhvillohet për gjetjen e atësisë së bebes.
Burime pranë prokurorisë së Tiranës bënë të ditur për IDEA-n se kampioni i gjakut të foshnjës u mor gjatë paradites dhe analizat në tërësi u bënë pranë maternitetit të kryeqytetit, për të përcaktuar jo vetëm grupin e gjakut, por edhe AND-në e tij.
Analizat për vajzën e sapolindur do ti dërgohen prokurorisë në Austri, e cila dihet të nisë hetimet për të zbuluar se cili është përdhunuesi. Hetimi përjashton mundësinë që e plagosura e Tragjedisë së Himarës të ketë mbetur shtatzënë në Shqipëri.