Bllokoi kartat e identitetit të qytetarëve, pranga specialistes në Lushnje
Lushnje- Specialistja e zyrës së Ndihmës Ekonomike në Lushnje është arrestuar sot për shpërdorim detyre.
Sipa bluve të qytetit rajonal, Oksana Liko u kishte marrë dhe bllokuar kartat e identitetit 185 qytetarëve të cilët trajtoheshin me ndihmë ekonomike, pa arsye.
Pas denoncimit të aytetarëve, policia pas operacionit të koduar “Karat”, ”ka gjetur dhe sekuestruar ne zyren e saj nje sasi prej 185 karta identiteti te cilat jua kishte marre qytetareve qe trajtoheshin me ndihme ekonomike, me pretendimin per verifikim, veprim te cilin e ka bere ne kundershtim me ligjin, veprim i kryer qe prej dates 06.06.2013 e deri diten e sotme ku u be arrestimi ne flagrance”, bën të ditur policia.
Ndërsa ende nuk dihet arsyeja se përse 57-vjeçarja bllokonte kartat e identitetit të tyre. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.