E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan: Siri, rrezik për luftë civile

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan, i ka raportuar  Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se fuqitë botërore kanë shqetësime të thella të përbashkëta se dhuna në Siri mund të kalojë në luftë të plotë civile.

Anan, që është i dërguar i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, ka përsëritur sot përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e 300 vëzhguesve të armëpushimit në Siri, deri në fund të këtij muaji, transmeton.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit se synon të kthehet në Damask gjatë ditëve të ardhshme.

Data e saktë e vizitës së tij në Damask nuk është caktuar ende.

Pas raportimit të tij në Këshillin e Sigurimit nëpërmjet të video-konferencës nga Gjeneva, ai u tha gazetarëve se “është shqetësim i thellë se vendi mund të zhytet në luftë të plotë civile dhe se implikimet e kësaj lufte do të ishin të frikshme”. 

(ar.si/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›