E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata deklaratë për Haki Hazirin

Sic raporton portali Iliria, Gjykata Themelore Shkupi 1 më në fund është deklaruar lidhur me zhdukjen prej disa ditësh të Haki Hazirit, 29 vjeçarit të arrestuar në operacionin “Monstra” më 1 maj. 

Sipas komunikatës së gjykatës, Haziri i dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit ka qenë më parë dëshmitar i mbrojtur. 

Sipas prokurorisë, Haziri me kërkesë të tij kishte marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, ndërsa ai më pas përmes procedurës ankimore kishte humbur statusin e dëshmitarit të mbrojtur, kështu që prokuroria zgjeroi hetimet dhe e ka përfshirë atë si person të dyshuar në vrasjen e pesëfishtë. 

Haki Haziri, sot është dorëzuar pranë gjykatësit i cili ka dhënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe ai menjëherë është dërguar në burg.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë sqaruar sot se rasti i Hazirit nuk ka të bëjë me arrestime të reja. Sipas MPB, Haki Haziri është përfshirë në raportin e veçantë që ishte dorëzuar kundër dhjetë të arrestuarve në operacionin “Monstër”. Sipas MPB, tani janë gjetur dëshmi të reja kundër tij për veprën “terrorizëm” dhe i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 

(ar.si/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›