E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan: Situata në Siri “e papranueshme”

Gjatë raportimit për Sirinë në seancën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan, vlerësoi se situata atje është “e acaruar”.
Zoti Anan, gjithashtu theksoi se është i alarmuar me raportet se trupat e qeverisë kanë hyrë në qytetin qëndror Hama duke vrarë disa persona.
Ai tha se situata aktuale në Siri është e “papranueshme” dhe ka bërë thirrje që qeveria në Damask menjëherë ta implementoj planin e tij paqësor gjashtë pikësh.
Kofi Anan ka kërkuar që qeveria dhe opozita ta respektojnë armëpushimin e 12 prillit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›