Kodi penal në Kosovë, Jahjaga takohet sot me gazetarët

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka marrë seriozisht kërkesën e gazetarëve kosovarë për të mos e dekretar Kodin Penal të Kosovës.
Ajo do të takohet sot me rreth 14 gazetarë, përfaqësues të AGPK-së, dhe redaktorë të mediave për të diskutuar zhvillimet për Kodin.
Në përkrahje të protestës së gazetarëve kosovarë ka dalë edhe Organizata për Media e Evropës Juglindore, SEEMO.
Kjo organizatë i ka kërkuar Presidentes që të mos e dekretoj Kodin penal pasi sipas saj është cënim i drejtpërdrejtë i lirisë së shprehjes.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ditë më parë Kodin Penal, me anë të të cilit gazetarët detyrohen që të zbulojnë burimet e tyre përndryshe do të ndiqen penalisht.