Turqi: Keqardhje e thellë për komentet e Barak Obamës

Turqia ka shpehur “keqardhje të thellë” lidhur me komentet e presidentit amerikan, Barak Obama, me rastin e përkujtimit të vrasjes së 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Këtë ngjarje Obama e ka përshkruar si “njërën nga mizoritë më të këqia në shekullin e 20-të”.
Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se armenët ishin “masakruar në mënyrë brutale”, por ai nuk e ka përdorë fjalën “genocid”.
Ministria e jashtme e Turqisë i ka cilësuar komentet e Barak Obamës si “të anshëm” dhe shtrembërim i “fakteve historike”.
Armenia dhe pjesa më e madhe e historianëve pajtohen se vrasjet gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ishin genocid.
Por, shumë në Turqi argumentojnë se vrasjet ishin bërë në kaosin e luftës.