E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan përfundon vizitën në Bagdad

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, tha se ka zhvilluar “diskutime shumë të mira” në Bagdad me kryeministrin Nuri Al Maliki mbi çështjen e Sirisë, ndërsa bëri të ditur se do të raportojë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën.

Anan, i cili po zhvillon një turne rajonal tha më herët gjatë ditës në Teheran se Damasku është pajtuar me një plan të ri për paqe të OKB-së.

Plani në fjalë, sipas tij, parasheh vendosjen e paqes në zonat më të ndjeshme për të vazhduar pastaj në të gjithë vendin.

Megjithatë, idetë e paraqitura në këtë plan duhet t`i transmetohen edhe opozitës siriane.

Që nga nisja e konfliktit në Siri në mars të vitit të kaluar vlerësohet të kenë humbur jetën afro 17 mijë njerëz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›