E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolliç e Vuçiç, të mërkurën në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikolliç dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiç, pritet të qëndrojnë të mërkurën në veri të Mitrovicës. Jami është konfirmuar nga përfaqësues të PPS-së në Mitrovicë.

Ata pritet të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor që do të mbahet në Mitrovicë të mërkurën në orën 13:00.

Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj, ndërsa Tomisllav Nikoliç është kandidat për President.

Ndërkaq, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë; nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›