Anbeta Toromani, pushimet me nudistët
ITALI - Balerina shqiptare shumë e suksesshme në Itali, Anbeta Toromani është fotografuar gjatë një dite “të lëvizshme” pushimesh me shoqërinë dhe të dashurin e saj Alessandro Macario. Ata kanë zgjedhur ta kalojnë ditën e relaksit mbi një varkë në bregdetin Ponza në Itali. Teksa po merrnin rreze, një mik i balerinës papritur është zhveshur nudo dhe është hedhur në det. Kjo skenë bëri që Anbeta të qeshë me të madhe…
LOVE STORY
Kërcimi nuk është vetëm punë, lodhje e disiplinë, por edhe pasion, ndjenjë, dhe në këtë rast dashuri e vërtetë. Prej më shumë se dy vjetësh, balerinët Anbeta Toromani dhe Alessandro Macario po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, që lindi nga një rrotullim në tjetrin. Ajo tashmë është një nga balerinat më të suksesshme të shtetit fqinj, në të cilin konsiderohet si një vajzë italiane, megjithëse të gjithë e dinë origjinën e saj shqiptare. Ai është balerin i parë i teatrit “San Carlo” të Napolit. Duke u bashkuar herë pas here në skenën e baletit, ata u njohën dhe u bashkuan edhe në jetë. Anbeta Toromani, i mori mësimet e para të baletit në Tiranë, mori pjesë në talent shoë-n e famshëm të Maria De Filippit “Amici”, dhe prej atëherë e pati të sigurt rrugën drejt suksesit. Për shumë kohë, Ambeta përjetoi një lidhje të bujshme me modelin shqiptar Oni Pustina, i cili njëherësh punonte në “Canale 5”, si postieri simpatik i “Ce posta per te”. Ndarja e tyre ishte akoma më e bujshme, sepse balerina e akuzoi modelin se i kishte vjedhur paratë, çështje që vazhdon të jetë ende e pazgjidhur. I dashuri aktual i Anbetës, Alessandro është me origjinë napolitane dhe prej moshës 10-vjeçare u bë pjesë e shkollës së teatrit “San Carlo”, në të cilin u diplomua në vitin 1998. I suksesshëm si Andeta, ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme, si “Positano” apo “Anita Bucchi”. Ata vazhdojnë edhe sot të jenë të dashuruar me skenën, baletin, dhe me njëri-tjetrin. Nëpër mediat italiane shfaqen shpesh të lumtur përkrah njëri-tjetrit, por ende nuk flitet për një martesë të mundshme.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)