Thaçi-Daçiç takohen të hënën, në fokus zgjedhjet
BRUKSEL – Të hënën në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut serb, Ivica Daçiç. Sipas Maja Kocijançiç, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, në fokus të këtij takimi sërish do të jenë zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Ata do ta vazhdojnë dialogun, që do të thotë se në takim do të diskutohet zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, e fokusi kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve”, - ka thënë Kocijançiç.
Ndërsa agjencitë serbe të lajmeve raportojnë se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i bashkohet po ashtu ekipit serb, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” citon burime të veta diplomatike të kenë thënë se pjesëmarrja e Vuçiç mund të çojë në përparim të konsiderueshëm sa i përket çështjes së energjisë dhe të telekomunikacionit, e cila edhe pas dy vjetësh bisedime mbetet e hapur.
(er.nu/koha/BalkanWeb)