Ançeloti: Milani do ta marrë veten
“Nuk duhet bërë kaq tragjike. Milani po kalon një periudhë të vështirë që ka të bëjë me shitjen e Kakasë. Por kjo skuadër i ka cilësitë për ta kaluar këtë moment”, u shpreh Ançeloti.
Dhe më tej ai shtoi: “Pankina e Leonardos në rrezik? Aspak. Ai ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, por ka rreth vetes një strukturë të shkëlqyer, shoqëria ka besim tek ai dhe keni për të parë që së shpejti do të dijë t’i transmetojë idetë e tij”.
Karlo Ançeloti shkon edhe më tej: “Unë e shoh gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Sepse askush më mirë se unë nuk e di se si janë gjërat te Milani”.
Në fund, ish-trajneri kuqezi flet edhe mbi Paton: “Çfarë do të ndodhë me të? Asgjë e veçantë. Si të gjithë kampionët, edhe ai po kalon periudha uljeje dhe ngritjeje. Por ai mbetet më i miri te Milani, askush nuk i ka cilëstë e tij”.