Ançeloti, telashe te PSG,4 futbollistë drejt largimit
TIRANE-Paris Sent Zhermen u nis dje drejt Austrisë për fazën përgatitore, por klima në ekip e ka bërë udhëtimin tërësisht të pakëndshëm.
Katër futbollistë, ish-kapiteni Sakho, sulmuesit Nene e Gameiro dhe mesfushori Shantom, janë në një betejë të vërtetë me stafin teknik dhe drejtuesit dhe dëshirojnë të ikin. I pari që ka krijuar tension te parizienët ka qenë Mamadu Sakho, ish-kapiten i ekipit, por që Ançeloti, për shkak të gabimeve të shumta e uli në stol dhe i hoqi shiritin.
Sakho ka akuzuar teknikun në gazetën “L’Equipe”: “Ishte një gjest pa klas i Ançelotit, pasi nuk më sqaroi asgjë. Preferoj të iki”, tha ai. Ndërkohë, klubi nuk ka plan t’i rinovojë kontratën Nene, ndërsa Gameiro ka kërkuar të shitet te Valencia.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)