E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta gati per proven gjeorgjiane

Teuta është gati për testin me gjeorgjianët e Metalurg Rustavit në turin e parë kualifikues të Europa League. Drejtuesi i stolit të skuadrës durrsake, Hasan Lika ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga skuadra e tij, duke deklaruar se bregdetarët do të kërkojnë rezultat pozitiv, për të zgjidhur çështjen e kualifikimit prej sfidës së parë në shtëpi.
Më tej, trajneri i Teutës ka vlerësuar forcën e kundërshtarëve, që janë shpallur nënkampionë të Gjeorgjisë me pikë të barabarta me kampionët e Zestafonit.
Teuta dhe Metalurg Rustavi do të zhvillojnë ndeshjen e parë të enjten në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në orën 20:30. Në radhët e durrsakëve do të debutojnë edhe blerjet e reja, Devolli e Eminazeri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›