Mediat e bëjnë të sigurt: Kapelo, trajneri i Rusisë
TIRANE-Fabio Kapelo duket se do të jetë trajneri i ri i Rusisë. Federata Ruse ka pritur që tekniku italian të mbaronte pushimet dhe e ka ftuar që sot të jetë në Moskë, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Mediat në Rusi e bëjnë thuajse të sigurt marrjen në pankinë të ish-trajnerit të Anglisë, që pëlqehet nga të gjithë.
“Nëse Federata do t’ia kërkojë, Kapelo do të pranojë të bëhet teknik i Rusisë”, ka thënë prokuratori i futbollistëve Shumi Babajev, për të përditshmen ruse “Sport Express”. Në fakt, Don Fabio pritet të jetë sot në kryeqytetin rus, ku do të takojë krerët e Federatës. Ai shihet si kandidati më potencial për të zëvendësuar Dik Advokat, që dështoi në Europian, duke u eliminuar që në fazën në grupe, pas humbjes me Greqinë.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)